“Turqia është shteti i vetëm që mbështet sirianët, zona e sigurt është shpresë”

Mos i humb

Zona e sigurt e Turqisë në Sirinë veriore do të motivojë një numër të madh të banorëve lokal të zhvendosur që të kthehen në shtetin e tyre pasi Ankaraja u ndihmon me gjithçka që u nevojitet për rikuperim të shpejtë, thotë njëri nga liderët e komunitetit sirian.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin ndërkufitar “Burimi i Paqes” për të eliminuar kërcënimet terroriste në lindje të Eufratit dhe për të ndihmuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë.

Më 17 tetor, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist për pesë ditë për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurtë nën mbikëqyrjen e SHBA-ve.

Më pas, të martën, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin nënshkruan “marrëveshje historike” në qytetin rus Soçi për të zgjeruar zonën e sigurt të kërkuar prej kohësh dhe për të shtyrë terroristët e YPG/PKK-së 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë brenda 150 orëve.

Ghassan Hitto, njëri nga liderët e hershëm të opozitës siriane dhe shef ekzekutiv i Forumit Sirian, një organizatë humanitare me seli në Stamboll, në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) flet rreth shqetësimeve dhe shpresave lidhur me ardhmërinë e Sirisë.

“Unë i përdori statistikat turke për operacionet ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ dhe që atëherë, rreth 350.000 sirianë janë kthyer në Siri. Pasi kur hyn Turqia, kjo është fakt, ata investojnë disi në infrastrukturë në kuptim të rrugëve, komunukumeve dhe të gjitha këto janë mjete të nevojshme për rikuperim të shpejtë”, thotë Hitto.

Ai gjithashtu thotë se kur një shtet si Turqia ndërmerr “hapa të tilla fillestare për sa i përket krijimit të një lloj civilizimi”, sirianët do të kthehen si “rezultat natyror”.

“Kështu që pres që një numër i madh i sirianëve të kthehen, duke supozuar se operacioni për zonën e sigurt është i suksesshëm”, thotë ai.

Hitto, i cili gjithashtu është bashkëthemeluesi i qendrës Omran për studime strategjike, një think-tank me seli në Washington për çështjet siriane, thotë se kthimi i sirianëve do të jetë “i menjëhershëm nga Turqia”, por do të pasohet nga kthimi i sirianëve nga Evropa.

Assad është përgjegjës për të gjitha vuajtjet e sirianëve

Megjithatë, Hitto shpreh shqetësimin e tij në lidhje me Komitetit Kushtetues Sirian, për të cilin mendon se eventualisht mund të “legjitimojë” liderin e regjimit, Bashar al-Assad, nëse sirianët nuk mund të marrin atë që e dëshirojnë në tavolinën e bisedimeve.

Ai theksoi se regjimi sirian dhe Assad në veçanti janë shkaktarët kryesor të të gjitha problemeve dhe vuajtjeve në Siri.

“Kur të mos jetë më Assadi, shumë zgjidhje do të dalin në sipërfaqe”, tha ai, duke shtuar se fëmijëve në Siri më nuk u mësohet sllogani “Siria për të gjithë sirianët”, por “Siria e Assadit”.

Ai më tej thotë se Assadi beson se të gjithë sirianët janë “robër” të tij dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kujtojë veprimet e tij gjatë luftës civile në krijimin e “krizës më të rëndë humanitare të shekullit 21” dhe pastaj të vendosin nëse ai është presidenti që duan ta shohin në Siri.

“Shikoni nga afër numrat. Gjysma e popullsisë janë të zhvendosur. 5.3 milionë sirianë janë bërë refugjatë, 3.6 milionë janë në Turqi, 6.5 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda Sirisë. Këta janë qenie njerëzore. 11 milionë sirianë janë nën kufirin e varfërisë. 1 milion sirianë humbën jetën, u sakatuan ose janë në burgje”, tha ai.

“Hiqeni Assadin nga pamja dhe jeta është e mirë. Ne do të rindërtojmë dhe do të pranojmë zgjidhje të tjera krijuese”, tha Hitto.

“Si një kurd sirian, unë tham që PYD/YPG janë terroristë”

Duke përmbledhur ndjenjat e miliona kurdëve që kundërshtojnë PKK-në dhe degët e saj në Siri, Irak dhe Iran, Hitto mbështeti operacionin ushtarak të Turqisë kundër grupit terrorist dhe i quajti ata “terroristë që nuk përfaqësojnë kurdët”.

“Do të doja të bëj dallim midis dy gjërave dhe ky dallim në mendjen time është shumë i qartë: PYD dhe YPG, PKK, nuk përfaqësojnë fare popullin kurd”, tha Hitto.

“Edhe unë jam kurd. Nëna ime është kurde, babai im është kurd, dhe mund t’u them se kurrë në të kaluarën nuk u përkisja dhe nuk menduam se kjo lloj shkolle ose ideologjie përfaqësonte kurdët dhe unë po flas për shumicën. Nëse ata përfaqësojnë dikë, ata përfaqësojnë një pakicë”, shtoi ai.

“Rreziku nga ata nuk është më i vogël se rreziku nga DEASH-it”, përfundon Hitto.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit