Evo Morales shpall fitoren në zgjedhjet në Bolivi

Mos i humb

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales sot pas raundit të parë ka shpallur veten fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se është arritur epërsia prej 10 për qind e nevojshme për fitoren.

Morales në një konferencë për media të transmetuar drejtpërdrejt në Twitter tha se ai ka votat e nevojshme përballë rivalit të tij Carlos Mesa për të shmangur një raund të dytë.

Sipas Tribunalit Suprem të Zgjedhjeve Boliviane (TSE), Morales udhëheq në zgjedhjet e së dielës me 46.83 për qind të votave ndërsa kundërshtari i tij kryesor ka 36.7 për qind me numrimin e më shumë se 98 për qind të votave.

TSE i jep fitoren kandidatit i cili ka të paktën 50 për qind plus një votë ose 40 për qind me një avantazh prej 10 pikësh ndaj kandidatit të vendit të dytë në raundin e parë.

Mesa tha se nuk do ta njohë fitoren e Morales, duke pretenduar se ka pasur “mashtrim” në numërimin e votave.

Nëse rizgjidhet Morales, ky do të jetë mandati i tij i katërt radhazi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit