Turqia, Irani dhe Rusia zotohen të luftojnë separatizmin në Siri

Mos i humb

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit trepalësh në kryeqytetin turk në Ankara, presidenti turk, rus dhe ai iranian theksuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të kundërshtuar separatizmin, si dhe përdorimin e terrorizmit si justifikim për ndryshimin e Sirisë.

Deklarata, e cila pasoi pas një takimi dy-orësh me dyer të mbyllura për media midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij iranian Hasan Ruhani, tha se tre krerët shtetëror “hedhin poshtë të gjitha përpjekjet për të krijuar realitete të reja në terren nën preteksin e luftës së terrorizmit”.

Ata theksuan angazhimin e tyre të fortë dhe të vazhdueshëm ndaj sovranitetit, pavarësisë, unitetit, integritetit territorial dhe karakterit jo-sektar.

Në deklaratë theksohet se ata “shprehën vendosmërinë e tyre për të kundërshtuar axhendat separiste që synojnë të minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, si dhe sigurinë kombëtare të vendeve fqinje”.

– Mbështetja ndaj sirianëve për krijimin e kushtetutës së re –

Udhëheqësit “shprehën bindjen e tyre se mund të ketë zgjidhje ushtarake për konfliktin sirian dhe se konflikti mund të përfundojë vetëm përmes një procesi të negociuar politik”.

Ata shprehën angazhimin e tyre “për të ndjekur rezultatet e Kongresit, duke reflektuar vullnetin e përfaqësuesve të të gjitha segmenteve të shoqërisë siriane, në vecanti marrëveshjen për të formuar një Komitet Kushtetutes, të mbështetur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe komuniteti ndërkombëtar”.

Ata përsëritën “domosdoshmërinë për të ndihmuar sirianët në rivendosjen e unitetit të vendit të tyre dhe në arritjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit në vazhdim përmes një procesi gjithëpërfshirës, të lirë, të drejtë dhe transparent të drejtuar nga Siria dhe në Siri, bazuar në vullnetin e lirë të popullit sirian dhe që çon në një kushtetutë që gëzon mbështetjen e popullit sirian dhe zgjedhje të lira e të ndershme me pjesëmarrjen e të gjithë sirianëve të pranueshme nën mbikëqyrjen e duhur të OKB-së”.

“Ata theksuan se formati Astana “ishte e vetmja iniciativë efektive ndërkombëtare që kishte ndihmuar në reduktimin e dhunës në të gjithë Sirinë dhe kishte kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Siri, duke i dhënë shtysë procesit të Gjenevës për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme politike ndaj konfliktit sirian”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Presidentët poashtu riafirmuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e tyre aktiv në Siri për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm në mes palëve në konflikt dhe avancimin e procesit politik siç parashihet me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

– Lufta kundër terrorizmit

Tre vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin për të “eliminuar përfundimisht” organizatën terroriste DEASH, Al Nusra dhe të gjithë individët, grupet, ndërmarrjet dhe entitetet e tjera që lidhen me Al-Kaedën ose DEASH-in.

Liderët nënvizuan se ndarja e grupeve terroriste nga grupet e armatosura të opozitës që janë bërë ose do të bëhen pjesë e armëpushimit, mbartin rëndësi të veçantë për parandalimin e viktimave civile.

– Mbrojtja e civilëve dhe lehtësimi i dërgimit të ndihmave humanitare

Presidentët gjithashtu theksuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të “përshpejtuar përpjekjet për të siguruar qetësi në terren dhe për të mbrojtur civilët në zonat e deeskalimit, si dhe për të lehtësuar akses të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar të ndihmave humanitare në këto zona”

“Ata kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht OKB dhe agjencitë e saj humanitare, të rrisin ndihmën për Sirinë duke dërguar ndihma humanitare shtesë, duke lehtësuar aksionin humanitar rreth minave, duke restauruar asetet themelore të infrastrukturës, duke përfshirë objektet sociale dhe ekonomike dhe duke ruajtur trashëgiminë historike”, thuhet në deklaratë.

Deklarata ka adresuar edhe zhvillimet në Siri që nga takimi i mëparshëm i tre liderëve nëntorin e kaluar në Soçi.

Samiti i fundit u zhvillua në qytetin rus të Soçit më 22 nëntor për të diskutuar përparimin e arritur në bisedimet e paqes në Astana dhe ndryshimet në zonat deeskalimit të Sirisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit