Turqia karantinoi 288 të riatdhesuar nga SHBA-të

Mos i humb

Shtetas turq janë evakuuar nga SHBA-të sot herët në mëngjes, duke u vendosur në karantinë 14 ditore për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri(COVID-19).

Bëhet fjalë për 288 turq, përfshirë 16 foshnje dhe 21 fëmijë, të cilët u dërguan në Trabzon dhe më vonë u dërguan në një konvikt studentor për karantinë pas kontrolleve shëndetësore.

Turqia nën udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe në koordinim me Ministrinë e Jashtme ka riatdhesuar rreth 70,000 shtetas nga 107 shtete.

Ankaraja bëri të ditur se që nga e diela, vendi ka gjithsej 149.435 raste të koronavirusit, 109.962 prej të cilave janë shëruar plotësisht. Numri i të vdekurve është 4,140.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit