Turqia mesazh ngushëllimi Etiopisë

Mos i humb

Turqia i ka përcjellë Etiopisë një mesazh ngushëllimi për shkak të fatkeqësisë ajrore që ndodhi sot.

Ministria e Jashtme e Turqisë nëpërmjet një deklarate me shkrim ka thënë se “Ne kemi mësuar me trishtim të madh se një avion pasagjerësh që udhëtonte nga kryeqyteti i Etiopisë, Addis Ababa për në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, u rrëzua në mëngjes me 157 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit. Dëshirojmë t’u shprehim ngushëllimet tona familjarëve të viktimave dhe popullit vëlla të Etiopisë. Mëshira e Allahut qoftë mbi personat që kanë humbur jetën”.

Avioni i pasagjerëve i Ethiopian Airlines u rrëzua gjatë udhëtimit për në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Kompania ajrore Ethiopian Airlines bëri të ditur se aksidenti ndodhi 6 minuta pas nisjes dhe se në avion kishte 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Avioni është rrëzuar në afërsi të rajoit Debre Zeit, rreth 50 kilometra në jug të Addis Ababa-s.

Televizioni shtetëror i Etiopisë EBC kishte njoftuar se nuk ka të mbijetuar nga 157 personat që ndodheshin në avion. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit të pasagjerëve të tipit Boeing 737-8 MAX.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit