Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka bërë të ditur se Turqia ka “neutralizuar” 635 terroristë të PKK-së në mbi 80 mijë operacione anti-terroriste që nga fillimi i vitit 2019.
“Ne kemi neutralizuar 635 terroristë të PKK-së në 80.570 operacione që nga fillimi i këtij viti”, tha Soylu në kryeqytetin Ankara.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
“Ekziston një rrjet që jep para, strategji dhe mbështetje psikologjike (për PKK-në). Për këtë arsye, ne ndërmorëm një hap të hënën, siç edhe e dini”, u shpreh Soylu, duke iu referuar pezullimit të tre krerëve të bashkive në lindje të Turqisë për lidhje të supozuara terroriste.
Sipas Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, për kryetarët e qyteteve Diyarbakir, Mardin dhe Van tashmë ka raste aktive kundër tyre dhe përballen me akuza të tilla si përhapja e propagandës për një organizatë terroriste ose anëtarësim në grupin terrorist.
“Si mbështetje morale, ashtu edhe furnizime ushqimore po kalojnë nga ato komuna tek terroristët”, tha Soylu.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.