Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Mos i humb

Ushtria turke ka neutralizuar katër pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në Irakun verior, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Terroristët janë neutralizuar përmes një operacioni ajror në rajonin Hakurk, tha ministria në një njoftim në Twitter.

Në njoftim thuhet se operacinet e forcave turke do të vazhdojnë me vendosmëri.

Organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste kundër Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit