Turqia synon “rritjen e dënimit” për abuzuesit e fëmijëve

Mos i humb

Zv/kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Akdag, ka bërë të ditur se një paketë legjislative rreth abuzimit ndaj fëmijëve do të paraqitet në Parlamentin e Turqisë brenda dhjetë ditëve të ardhshme.

“Disa ministri, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Familjes dhe Politikave Sociale, kanë punuar mbi të. Në kohën më të shkurtër, brenda dhjetë ditësh, do të paraqesim paketën, përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme ligjore, në Parlament”, tha Akdag duke folur për gazetarët në krahinën lindore Erzurum.

Zëvendëskryeministri turk theksoi se do të rrisin dënimet për abuzuesit e fëmijëve, si dhe shtoi se kastrimi kimik do të jetë “një pjesë e vogël e masave” që do të merren.

Të martën e kaluar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, poashtu paralajmëroi se rastet e abuzimit të fëmijëve, të cilat kohët e fundit u panë në pika të dukshme mund të “çonin në rrëzimin e shoqërisë së vendit”.

“Është përgjegjësi e jona për të mbrojtur të pafajshmit, të cilët janë pjesë e jetës sonë, nga të gjitha llojet e kërcënimeve dhe rrezikut, veç ngritjes së tyre dhe sigurimit të mbijetesës së tyre”, tha Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit