Turqia vendos masa të reja të karantinës

Mos i humb

Si pjesë e luftës kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia do të vendosë në karantinë 227 zona banimi në 58 provinca, tha Ministria e Brendshme turke.

Në zonat në fjalë banojnë mbi 250.000 njerëz, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ministria gjithashtu tha se do të heqë masat e karantinës në 41 zona banimi në 14 provinca të vendit.

Turqia dje konfirmoi 107 vdekje të tjera nga koronavirusi në vend gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e viktimave në 1.403. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 65.111, ndërkohë që gjithsej 4.799 njerëz deri tani janë shëruar dhe liruar nga spitalet.

Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar, virusi është përhapur në gjithë botën, ndërsa të dhënat tregojnë se gati dy milionë raste janë raportuar globalisht. Ndërkaq, numri i të vdekurve në mbarë globin ka shkuar në mbi 128 mijë, kurse ai të shëruarve në më shumë se gjysmë milion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit