Tym në trenin Eurocity te Bellinzona, evakuohen 280 pasagjerë

Mos i humb

Të premten në mbrëmje ka pasur kufizime në trafikun hekurudhor në Kantonin Ticino. Kjo ka ndodhur pasi një tren u desh të ndalonte urgjentisht për shkak të shpërthimit të tymit.

Për arsye ende të pasqaruara, tymi ka shpërthyer në Claro TI pasditen e vonë në bordin e një treni Eurocity i cili po bënte rrugën e tij për në Milano.

Disa gazetarë-lexues të gazetës Blick kanë raportuar se ka pasur vonesa dhe anulime të trenave. “Kaos i madh në stacionin e ternit në Bellinzona” ka shkruar njëri prej tyre.

“Kanë qenë rreth 280 persona në tren, jo 150 siç ishte njoftuar fillimisht, të cilët janë evakuuar menjëherë dhe janë transportuar në Bellinzona me një tren të dytë”,

Nga Bellinzona ata kanë mundur të vazhdonin më pas për në Milano, transmeton albinfo.ch. Koha e udhëtimit është zgjatur për rreth dy orë.

Seksioni midis lokaliteteve Biasca dhe Arbedo-Castione u desh të mbyllej përkohësisht. Problemi është zgjidhur rreth orës 18:30 – trafiku është kthyer në normalitet. Policia dhe zjarrfikësit ishin gjithashtu në detyrë. Asnjë person nuk është lënduar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit