U gjet i vrarë në lokalin e tij, viktima vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares

Mos i humb

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që tronditi Lushnjën, ku pronari i një lokali është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se viktima, 52-vjeçari Enver Boriçi, është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës. Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të shkuarën e tij.

Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit