U kap pas të shtënave të policisë, si tentoi të largohet vlonjati me rrezikshmëri, i dënuar më parë për vjedhje me armë

Mos i humb

Detaje të reja zbardhen nga arrestimi i 36-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Vlorë.

36-vjeçari Indrit Hita rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë në Tepelenë.

Ndërkohë, siç raporton gazetari Mehmeti, arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Ai është pikasur nga policia pranë plazhit të vjetër, por ka tentuar të shpëtojë duke ikur me vrap dheduke u futur në një zonë në errësirë.

Policia ka qëlluar disa herë në ajër për ta paralajmëruar të ndalojë, teksa më pas e ka arrestuar në lagjen ‘1 Maji’, duke i gjetur një armë zjarri me vete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit