U nda nga jeta pak ditë më parë, Berisha homazhe për mjekun Isuf Kalo

Mos i humb

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot homazhe për nder të Prof. Dr. Isuf Kalo, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.foto galeri

Homazhet janë zhvilluar tek Akademia e Shkencave, ku Berisha ka lënë dhe një shënim.foto galeri

Pas nderimeve, ai u tha për mediat se doktor Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë.

“Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pacenuar në shumë dekada.foto galeri

Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore.

Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”, deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit