U rrëzua në malet e Pukës, gjendet i vdekur alpinisti

Mos i humb

Gjendet i vdekur alpinisti Ndoc Mulaj 60-vjeç, i cili pasditen e sotme gjatë ngjitjes në malin e Munellës në Pukë rrëshqiti duke përfunduar në humnerë.

Pas 6 orësh kërkimesh raportohet se Mulaj është gjetur i pajetë.

Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë për shkak të terrenit të vështirë, motit të ftohtë dhe errësirës.

Ai ndodhej në malin e Munellës për të xhiruar një reportazh bashkë me gazetarin Alfred Lela i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Gjatë ngjitjes në këmbë dy prej alpinistëve ranë nga lartësia duke përfunduar në humnerë. Pas dy orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit.

Mësohet se Shyti është dërguar në spitalin e Pukës në gjendje të rëndë për jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit