U shkatërrua nga tërmeti, IKMT shemb sot pallatin 14-katësh në Durrës, do përdorë 130 kg eksploziv

Mos i humb

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë ditën e sotme një pallat 14-katësh, të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës.

Në njoftimin e IKMT thuhet se për shembjen e pallatit do të përdoren 130 kg eksploziv, ndërsa gjithçka do të ndodhë me shpërthim të kontrolluar.

“IKMT 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme.

Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e IKMT.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D3570585479629809%26id%3D893685447319839&show_text=true&width=552&height=644&appId
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit