U skualifikua nga gara për Gjykatën e Lartë, Administrativja shfuqizon vendimin për Saida Dollanin, KLGJ rekurs

Mos i humb

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e Gjykatës Administrative për gjykatësen Saida Dollani.

Gjykatësja Dollani u skualifikua nga KLGJ në garën për Gjykatën e Lartë por Administrativja ka vendosur të shfuqizojë këtë vendim duke e rikthyer në garë.

Gjykata vendosi

1. Pranimin pjesërisht të padisë së paditëses Saida Dollani.
2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Nr. 268/6 datë 07.08.2020 “Për mospërfshirjen e znj. Saida Dollani në listën e kandidatëve për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 241, nr. 242, nr. 243 dhe nr. 244, datë 09.07.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
3. Lejimin e kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë të paditëses Saida Dollani për tre pozicione nga katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas vendimeve 241, nr. 242, nr. 243 dhe nr. 244, datë 09.07.2020 duke urdhëruar palën e paditur Këshilli i Lartë Gjyqësor të vijojë procedurat për paditësen për tre pozicione të lira, sipas preferencës së paditëses kandidate, ose në mungesë, sipas renditjes së tyre.
4. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të objektit.
5. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.
6. Kundër vendimit lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Klgj Rekurs
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit