Udhëheqësit e lartë të NATO-s dhe BE-së thirrje për unitet midis SHBA-së dhe bllokut evropian

Mos i humb

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe zyrtarët e lartë të BE-së Ursula von der Leyen dhe Charles Michel inkurajuan forcimin e lidhjeve midis bllokut dhe SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Treshja e udhëheqësve përshëndeti presidentin e ri të SHBA-së Joe Biden dhe miratoi hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet transatlantike.

“Ne duhet të forcojmë unitetin tonë, unitet i cili buron nga premtimi ynë për të mbrojtur njëri-tjetrin”, tha Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, takim vjetor i liderëve globalë për politikën ndërkombëtare të sigurisë.

Duke e quajtur “mundësi historike” pas “dallimeve midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, kreu i NATO-s i bëri thirrje Biden-it dhe udhëheqësve evropianë “të rifitojnë besimin dhe të forcojnë unitetin”.

Stoltenberg theksoi se aleanca ushtarake duhet të zgjerojë konceptin e sigurisë sepse ndryshimet klimatike dhe pandemia e koronavirusit kanë treguar rëndësinë e rezistencës.

Ai theksoi se aleanca duhet të veprojë mbi ndryshimet klimatike duke ulur emetimet e operacioneve ushtarake dhe varësinë e tyre nga lëndët djegëse fosile.

“Siguria dhe klima shkojnë krah për krah”, dekalroi ai.

Von der Leyen, e cila kryeson Komisionin Evropian, gjithashtu ftoi SHBA-në të bëhet partnere me BE-në në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ajo shprehu shpresë se Washington-i do të ndjekë shembullin e BE-së dhe do të angazhohet që të bëhet neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.

“Jam e sigurt se me angazhimin transatlantik ndaj një rruge të emetimeve zero deri në vitin 2050 do ta bënte neutralitetin e klimës një pikë referimi të re globale”, tha ajo.

Si Presidenti i Këshillit Evropian, Michel, theksoi se “duam të rindërtojmë një botë më të mirë, më të drejtë dhe më të gjelbër, për të gjithë”.

Blloku dhe SHBA-ja tani do të kenë “ndikim më të madh për të promovuar demokracinë dhe për të çuar përpara ekonomitë tona”, tha ai.

“Së bashku, ne jemi më të fortë për të mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla nga sulmet e regjimeve autokrate, qoftë nga Rusia, Kina apo Irani. Dhe ne jemi më të fortë për të siguruar paqen dhe sigurinë”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit