Udhëheqësit katalonjas marrin statusin e ligjvënësit të përkohshëm në BE

Mos i humb

Carles Puigdemont, udhëheqësi i arratisur katalonjas mori sot akreditimin e përkohshëm si anëtar i Parlamentit Evropian, me çka shënoi një fitore ligjore për politikën e tij separatiste në Spanjë.

Edhe pse Puigdemont u zgjodh si eurodeputet në maj 2019, ai u bllokua për marrjen e ulëses pasi nuk u betua në Parlamentin e Madridit për Kushtetutën e Spanjës. Nëse ai do të kthehej në Spanjë për ta bërë këtë, ai do të arrestohej menjëherë.

Puigdemont, ish-president i rajonit të Katalonjës, akuzohet për kryengritje dhe rebelim nga Gjykata Supreme Spanjolle. Anëtarët e tjerë të qeverisë së tij janë dënuar deri më 13 vjet burg për rolin e tyre në aktivitetet separatiste.

Të enjten Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që Oriol Junqueras, nënkryetari i Puigdemont, duhet të kishte marrë imunitet sepse ishte zgjedhur si eurodeputet.

Ky vendim hapi derën për Puigdemont dhe një anëtari tjetër të ish-kabinetit të tij, Antoni Comin, i cili gjithashtu kishte ikur nga Spanja para se të arrestohej, për të marrë vendet e tyre si eurodeputetë.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së njoftoi se çështja e tyre do të rishqyrtohej nga Gjykata e Përgjithshme.

Akreditimi i tyre është i vlefshëm vetëm për një ditë, por u jep politikanëve kohë të mjaftueshme për të përgatitur të gjitha dokumentet që mund t’i lejojë ata të marrin akreditim të përhershëm para se Parlamenti Evropian të kthehet në seancë në vitin e ri.

“Drejtësia Evropiane thotë se ne kemi qenë eurodeputetë që nga korriku i kaluar. Ju duhet të ndiqni ligjin”, u tha Puigdemont gazetarëve kur hyri në Parlament në Bruksel për një vizitë simbolike.

Nëse kjo nënkupton se Puigdemont dhe Comin gjithashtu kanë imunitet mbetet ende e paqartë. E përditshmja spanjolle “El Pais” raporton se avokati i tyre ka këshilluar politikanët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos kthehen në Spanjë tani për tani.

Pritet që masa tjetër e Spanjës të jetë një kërkesë ndaj Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të liderëve katalonjas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit