Ukraina i bën propozimin rusëve: Ju japim ë burgosur, na lejoni të evakuojmë ushtarë të plagosur nga Mariupoli

Mos i humb

Ukraina do të kryejë një shkëmbim të robërve rusë të luftës për ushtarët e plagosur rëndë të evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

“Në interes të shpëtimit të jetëve, 52 nga ushtarakët tanë të plagosur rëndë u evakuuan dje. Pasi gjendja e tyre të stabilizohet, ne do t’i shkëmbejmë me robër lufte ruse,” tha Iryna Vereshchuk të martën.

“Ne jemi duke punuar në fazat e ardhshme të operacionit humanitar,” shtoi Vereshchuk.

Qindra njerëz u evakuuan të hënën nga uzina e çelikut, streha e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se luftëtarët që u larguan nga uzina e rrethuar Azovstal do të trajtohen në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

“Presidenti Putin urdhëroi Ministrin e Mbrojtjes që të përmbahej nga sulmi në Azovstal për arsye humanitare dhe njoftoi se civilët dhe ushtria mund të largoheshin, pasi të dorëzonin armët,” tha Peskov.

Peskov shtoi se Putin gjithashtu “garantoi se ata do të trajtoheshin në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit