Ulaj: Shëndetësia e Kosovës e politizuar

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje sot organizoi tryezën “Gjendja e Shërbimit spitalor dhe klinik universitar, problemet dhe zgjidhjet”, ku u diskutua për gjetjen e formës për zgjidhjen e problemeve  në shërbimet spitalore, dhe ato forma pastaj të diskutohen edhe në Kuvend.

Duke folur për problemet ekzistuese në shërbimet spitalore, drejtuesi i Komitetit të Shëndetësisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Jusuf Ulaj, ndër të tjera tha se Kosova ka shumë probleme, por e anashkaluar në vazhdimësi është fusha e shëndetësisë.

Sipas tij, institucionet qendrore e lokale duhet të angazhohen më tepër në zgjidhjen e problemeve në sektorin e shëndetësisë.

“Kemi mjaftë tema të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë. Ajo që po vërehet aktualisht është se problemet në fushën e shëndetsisë janë të anashkaluar dhe se nuk ka angazhim të duhur për të zgjidhur problemet në shëndetësi e cila ka një formë aspak të mirë të organizimit.  Dhe përkundër shumë problemeve në shëndetësi, tani vërehetedhe një indiferencë e mjekëve, por të gjitha këto nuk janë probleme të mjekeve por të institucioneve që udhëheqin”, tha Ulaj, raporton Kosova Post.  Ai madje adersoi kritika ndaj ministrit të shëndetësisë, duke e vlerësuar person jo adekuat për këtë sektor.

“SHSKUK, është politike, procesi i drejtorëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës janë të PDK-së, mungesë enorme të barnave në salla te operacionit dhe emergjencë, buxheti për barna dhe material shpenzues. 200 produkte janë shitur me shtrenjtë sesa që i kanë pasur çmimet, kjo është një fakt i fortë  i keq menaxhimit të Buxhetit të Kosovës”, theksoi Ulaj, për të shtuar më pas se probleme të shumta e përcjellin shëndetësinë e që askush nuk bënë përpjekje për ti evituar ato./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit