Ulet ndjeshëm numri i infektimeve në Malin e Zi, qeveria zbut masat kundër Covid-19

Mos i humb

Për shkak të situatës më të favorshme epidemiologjike, Qeveria e Malit të Zi ka zbutur masat kundër coronavirusit.

Situata me pandeminë COVID-19 ka pasur përmirësime dhe kjo ka shtyrë qeverinë malazeze të ndryshojë masat, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të vlejnë deri më 4 mars.

Sipas autoriteteve shëndetësore, lejohet mbajtja e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private me posedim të certifikatave të COVID-19, por duhet të sigurohet një hapësirë prej 10 metra/katror për një person.

Kompanitë dhe sipërmarrësit që kryejnë veprimtari hoteliere (restorantet dhe kafenetë) mund të organizojnë punën nga mëngjesi deri në mesnatë (07:00-01:00), do të thotë u ndalohet veprimtaria për gjashtë orë.

Theksojmë se aktualisht janë 182 pacientë në spitalet malazeze, e cila është 30 për qind më pak se dy javë më parë.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka regjistruar mbi 227 mijë raste me coronanvirus ndërsa kanë vdekur 2644 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit