Arrestohet farmacistja në Lezhë/ Bënte teste false të Covid 19. Shpallet në kërkim administratorja

Mos i humb

Farmaci Aurora prej kohësh ishte kthyer në një laborator inekzistent për kryerjen e tamponëve Covid-19.

Skema e mashtrimit funksiononte kur pacientët dërgonin mjetin e identifikimit dhe përgjgjen që dëshironin. Përgjigjen pozitive e paguanin 100 euro, ndërsa negativen 50 euro.

Gjatë operacionit u hetua për disa javë farmaci Aurora në Lezhë pasi policia kishte informacione se në këtë farmaci kryheshin teste të falsifikuara Sars Cov-2 pa iu nënshtruar më parë testimit dhe marrjes direkt të testit.

Policia e Lezhës arrestoi farmacisten 25 vjeçare K L, dhe shpalli në kërkim administratoren e farmacisë A U si bashkëpunëtore në skemën e mashtrimit.

Dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë rreth 500 shtetas shqiptar dhe të huaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit