Unioni Afrikan thirrje për rishikimin e “doktrinës së sigurisë”

Mos i humb

Përpjekja për të ndërtuar një Afrikë “të fortë”, e mishëruar në Axhendën 2063, skema e zhvillimit politik, shoqëror dhe ekonomik të kontinentit, është sfiduar nga problemet e sigurisë, tha kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat ,(AA).

Këtë deklaratë Mahamat e dha në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Unionit Afrikan.

Ministrat e Jashtëm të vendeve afrikane u takuan për të përgatitur axhendën për Asamblenë e 33-të të ardhshme të krerëve të shteteve dhe qeverive të planifikuar për 9-10 shkurt, nën temën “Heshtja e Armëve”.

“Rritja e sulmeve terroriste në Somali, rajonin Sahel dhe Mozambik, si dhe konflikti dhe dhuna pas zgjedhjeve në Libi përbëjnë burime serioze shqetësimi. Natyra komplekse e këtyre konflikteve kërkon rivlerësimin e doktrinës së sigurisë mbi të cilën u vendos qëllimi i ‘heshtjes së armëve’. Ne kemi nevojë për një zgjidhje inovative dhe gjithëpërfshirëse të paqes”, tha Mahamat.

Sekretarja ekzekutive e Komisionit Ekonomik të OKB-së për Afrikën (UNECA), Vera Songwe, vërtetoi shqetësimin duke thënë se, “Në krahasim me vitin 2005 kur kishte vetëm 6 vende në konflikt aktiv në kontinent dhe 7 konflikte të armatosura, 15 vjet më vonë dhe 10 vjet pasi Unioni shpalli nevojën për të heshtur armët ne e kemi tejkaluar veten për keq”.

“Numri i vendeve me konflikte të armatosura është rritur në 17”, tha Songwe, duke cituar Institutin e Kërkimit të Paqes të Oslos i cili zbuloi se numri i konflikteve të armatosura u përshkallëzua nga 7 në 21 gjatë viteve 2005-2018.

Samiti i ardhshëm i Unionit Afrikan, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe udhëheqësit palestinez, Mahmoud Abbas, do të përqendrohet në sigurinë e kontinentit dhe do të përcaktojë mënyrat e arritjes së paqes në të gjithë kontinentin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit