Ushtarët izraelitë hodhën gaz lotsjellës në një shkollë palestineze

Mos i humb

Ushtarët izraelitë kanë hedhur gaz lotsjellës në një shkollë në Hebron të Bregut Perëndimor nën pushtim, në të cilën shkojnë fëmijët palestinezë.

Bëhet fjalë për një shkollë fillore, ndërsa dëshmitarët theksojnë se gazi lotsjellës është hedhur në oborrin e shkollës.

Dëshmitarët ishin në panik ndërsa disa janë hospitalizuar meqë ngulfateshin. Autoritetet palestineze ende nuk janë prononcuar lidhur me këto ngjarje.

Nxënësit palestinezë në Hebron shpesh janë objektiv i ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenjë.

Pjesa e vjetër e Hebronit është nën kontroll të Izraelit. Në këtë rajon jetojnë rreth 400 kolonë hebrenjë të cilët i mbrojnë 1.500 ushtarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit