Organizata e Konferencës Islamike pro krijimit të Aleancës mes Qytetërimeve!

Mos i humb

Komiteti i Përhershëm i Unionit Parlamentar të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (PUIC/PUOICM) miratoi projektrezolutën që përshëndet përpjekjet e Turqisë për Aleancën e Qytetërimeve.

Parlamenti i Marokut priti të martën takimin e Komitetit të Përhershëm të PUIC-së për Çështje Kulturore, Ligjore dhe Dialog të Qytetërimeve dhe Feve, organizuar në kuadër të Sesionit 14. të Konferencës së PUIC-së.

Në këtë projektrezolutë, e cila u bën thirrje për anëtarësim shteteve islame ende të painkuadruara në Grupin e Miqësisë së Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara, nga PUIC-ja kërkohet gjithashtu që “të luftojë për parandalimin e perceptimeve të gabuara dhe kundër margjinalizimit, ekstremizmit e ksenofobisë”.

Po ashtu në projektrezolutë përshëndeten përpjekjet e Turqisë për Aleancën e Qytetërimeve.

Nga ana tjetër, gjatë mbledhjes së Komitetit të Përhershëm të PUIC-së për Ekonominë dhe Mjedisin u theksua se 28 shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) kanë realizuar plotësisht objektivat e tregtisë ndërmjet tyre.

Sipas projektrezolutës së miratuar nga 12 shtetet anëtare të Komitetit, mes të cilave edhe Turqia, synohet intensifikimi i përpjekjeve të vendeve islamen për aktivizimin e sistemit preferencial tregtar ndërmjet shteteve anëtare të OBI-t.

Aleanca e Qytetërimeve e OKB-së

Aleanca e Qytetërimeve është startuar në vitin 2005 nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (asokohe kryeministër) dhe ish-kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodroguez Zapatero, pas një propozimi të këtij të fundit.

Transformuar më pas në një nismë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Aleanca e Qytetërimeve synon parandalimin e abuzimit nga elementë ekstremistë të ndryshëm me klimën e dyshimit (skepticizmin), frikës dhe polarizimit të ndërsjellë mes vendeve myslimane dhe shoqërive perëndimore.

Unioni Parlamentar i OBI-t

Unioni Parlamentar i Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam është themeluar në vitin 1999 dhe synon rritjen e solidarësisë ndërmjet vendeve myslimane.

Me seli në kryeqytetin Teheran të Iranit, ky union ka 54 shtete anëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit