Ushtarët izraelitë plagosin 75 palestinezë në kufirin e Gazës

Mos i humb

Në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh” të zhvilluara në Rripin e Gazës nën bllokadë janë plagosur 75 palestinezë nga të cilët 42 me plumba të vërtetë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se ushtarët izraelitë që ndërhynë ndaj protestave paqësore në kufirin lindor të Gazës, plagosën 75 palestinezë nga të cilët 42 me plumba të vërtetë.

Në deklaratë theksohet se 18 nga të plagosurit janë gra dhe fëmijë, ndërkohë që nuk është dhënë informacion lidhur me gjendjen e tyre.

Bëhet e ditur se në objektivin e ushtarëve izraelitë janë vendosur edhe 2 ambulanca të cilat ndodheshin aty për ndërhyrje emergjente në vendin e ngjarjes, ku si pasojë thuhet se ka patur dëmtime tek autoambulancat.

Poashtu rikujtohet se në ndërhyrjet izraelite mbrëmë u plagos në kokë me plumb gome edhe fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) Ali Cadallah i cili punon në Rripin e Gazës dhe i cili ishte duke ndjekur protestat. Cadallah më pas u dërgua në spital për trajtim ndaj të cilit u vendosën 12 qepje në ballë dhe bëhet e ditur se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Që nga 30 marsi 2018, palestinezët organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e izraelit me Rripin e Gazës e cila është nën bllokadë.

Ndërsa në anën tjetër ushtarët izraelitë, hapin zjarr ndaj popullatës civile, e cila kërkon “kthim në territorin e tyre nga ku ata janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme të Gazës e cila vazhdon që nga viti 2006”. Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë prej më shumë se një viti, mbi 200 palestinezë kanë rënë dëshmorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit