Rreth 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me ndihmë sociale

Mos i humb

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM2 2019.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 mijë e 767 familje me gjithsej 100 995 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 124 familje.

Ndërkaq nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129 267 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 513 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 932 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 105 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 752 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,071 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 541 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 924 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 323 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 105 përfitues.

Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 150 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 052 përfitues.Në TM2 2019 janë braktisur 12 fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit