Ushtria e Libisë nis operacion të ri për çlirimin e Sirte-s dhe Al-Jufra-s

Mos i humb

Në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak Abdel-Hadi Dara tha se operacioni, i emëruar si “Rruga e fitores”, synon të çlirojë qytetet Sirte dhe Al-Jufra dhe qytezat Wadi Wishka, Buerat, Jarif dhe Qasr Abu Haid nga forcat e Haftarit.

Ai tha se aeroplanët luftarakë kanë goditur dy automjete ushtarake që i përkisnin Haftarit në jug të qytezës Wadi Wishka.

Nga ana e tjetër, zëdhënësi i ushtrisë Mohammed Kanunu tha se forcat qeveritare janë urdhëruar të avancojnë drejt Wadi Wishka-s dhe Sirte-s.

Ai tha se aeroplanët luftarakë të Libisë kanë kryer pesë sulme ajrore kundër forcave të Haftarit afër Sirte-s.

Të premten, ushtria libiane çliroi qytetin strategjik Tarhuna, fortesën e fundit të Haftarit në Libinë perëndimore.

Këtë javë, ushtria po ashtu siguroi kontrollin e plotë në të gjitha zonat e kryeqytetit Tripoli, ndërsa më herët kishte rimarrë bazën strategjike Al-Watiya.

Qeveria e Libisë e njohur nga OKB-ja ka qenë nën sulm nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019.

Libia është përfshirë nga lufta civile që nga rrëzimi i ish-udhëheqësit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate kanë dështuar për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit