Në operacionet e ndërmarra javën e fundit në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut janë neutralizuar 41 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke njofton se 41 terroristë u neutralizuan gjatë periudhës nga data 20prill deri në 27 prill.
Ndërkaq një numër i madh i armëve dhe municioneve u konfiskuan.
Po ashtu janë shkatërruar një numër i madh i pozicioneve të përdorura nga terroristët si baza dhe depo.
Gjithashtu njoftohet se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” që ka filluar më 20 janar 4.305 terroristë u neutralizuan në rajonin Afrin të Sirisë.
Aktualisht është duke u zhvilluar operacioni i pastrimit të pajisjeve ushtarake dhe mjeteve shpërthyese në rajonin e Afrinit.
Në operacionet e mëparshme janë asgjësuar më shumë se 120 mina dhe mbi 850 bomba artizanale.


