Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvillon sot një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të Presidentit të këtij vendi, Shavkat Mirziyoyev.
Sipas komunikatës së bërë nga zyra për informim e Presidencës duke iu përgjigjur ftesës së Presidentit të Uzbekistanit, Savkat Mirziyoyev, Presidenti Erdoan do të qëndrojë për vizitë në këtë vend mes datave 29 prill – 1 maj.
Në komunikatë bëhet e ditur gjithashtu se gjatë kontakteve që do të realizohen në kuadër të vizitës, do të shkëmbehen mendimet në lidhje me hapat që do të mund të hidhen për ti avancuar marrëdhëniet me Uzbekistanin dhe do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale.
Në kuadër të programit të vizitës në Tashkent, Presidenti Erdoan do ti drejtohet me një fjalim parlamentit të Uzbekistanit, ndërsa më pas së bashku me Presidentin uzbek, Mirziyoyev, do të marrin pjesë në forumin e biznesit Turqi-Uzbekistan.
Gjithashtu në forum do të marrin pjesë shumë biznesmenë nga të dyja vendet.
Më 1 maj kreu i shtetit turk do të ketë takime dhe vizita në qytetin Buhara, që është një qytet i lashtë i qytetërimit turko-islam dhe vendlindja e dijetarëve dhe mendimtarëve të shquar.
Më pas më datat 2-3 maj kreu i shtetit turk do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut si i ftuar i Presidentit Moon Jae-in.
Gjatë takimeve në Korenë e Jugut, krahas marrëdhënieve dypalëshe do të bisedohet edhe në lidhje me çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.


