Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Mos i humb

Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi ushtronte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit në lokalin e tij në rrugën “Enriko Telini”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit