Vajza palestineze plagoset rëndë nga plumbi i forcave izraelite

Mos i humb

Një vajzë palestineze sot u qëllua nga ushtria izraelite në shtëpinë e saj në qytetin Jenin, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se Dalia Assamoudi, 24 vjeçe, është në gjendje kritike pasi i është nënshtruar një operacioni.

Sot në mëngjes, forcat izraelite hynë në Jenin dhe gjuajtën me plumba të vërtetë kundër protestuesve palestinezë dhe shpërthyen përleshje.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende komente për incidentin.

Ushtria izraelite shpesh bastis qytetet palestineze për të arrestuar palestinezë “të kërkuar” nga shërbimet e sigurisë izraelite dhe përleshet me ta.

E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të okupuara” dhe i cilëson të gjitha vendbanimet kolone hebreje atje si të paligjshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit