Vaksinat e Perëndimit/ Rusia, fushatë dezinformimi

Mos i humb

Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab akuzoi Rusinë për një fushate dizinformimi në të gjithë botën që synon të thyejë besimin e publikut te vaksinat perëndimore kundër koronavirusit.

Raab e quajti këtë një veprimin “të dënueshëm” në një kohë kur vendet siç tha ai, duhet të bashkohen për të luftuar një pandemi që ka shkaktuar vdekjen e një milion njerëzve.

“Aktet e kujdo që po përpiqet të sabotojë përpjekjet e atyre që po punojnë për të prodhuar një vaksinë, janë thellësisht të dënueshme. Kjo sjellje është e papranueshme dhe e pajustifikuar në çdo rrethanë”, tha Ministri i Jashtëm britanik gjatë një interviste për Sky News të Britanisë.

Analistët që trajtojnë çështje të dezinformimit thonë se fushata, e cila duket se ka si objektiv kryesisht vendet që kanë shifra të larta të koronavirusit, përfshirë Brazilin, Indinë dhe Indonezinë, duket se synon pjesërisht të krijojë një treg për vaksinën ruse Sputnik V, për të cilën virologët perëndimorë druhen se po prodhohet me nxitim dhe pa u kryer provat e duhura klinike.

Studiuesit e qendrës Evropa kundër Dizinfomimit, pjesë e një grupi pune të krijuar në 2015-n nga Bashkimi Evropian për të luftuar dezinformimin rus, thonë se fushata ka në qendër vaksinat që po zhvillohen nga kompanitë perëndimorë e që konsiderohen “eksperimentale” duke thënë se për to është kryer pak studim dhe se mbështeten në teknologji të paprovuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit