“Vaksinimi arme e vetme që kemi” Manastirliu e pranon: Ka dyshime se “Delta” qarkullon në Shqipëri

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije sot se në Shqipëri ka dyshime se po qarkullon variant “Delta” i koronavirusit. Teksa ka ndjekur procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në Ndroq, në periferi të Tiranës ajo bëri thirrje për vaksinim masiv.

“Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike se në Shqipëri qarkullon varianti Delta. Por ende jemi në pritje të rezultateve të Laboratorëve të Referencës për ta vërtetuar këtë dyshim tonin.

Ajo çfarë është e rëndësishme, duke u nisur edhe nga çfarë po ndodh në vendet përreth, ku shihet që ka një rritje të qarkullimit të këtij varianti dhe ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin në fakt për procesin e vaksinimit.

Vaksina është arma e vetme që ne kemi. Javët e hapura të vaksinimit do të vijojnë.

Fakti që kemi disponibilitet dhe lloje të ndryshme vaksinash në të gjitha strukturat tona shëndetësore na krijon mundësinë që të vazhdojmë vaksinimin për çdo grupmoshë.

Sigurisht që këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar.

Ditët e fundit kanë treguar që është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat dhe shihet një interes në rritje edhe për grupmoshën e re, pra +18 vjeç”, tha Manastirliu.

Duke folur për disponibilitetin e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë do të mbërrijë në vendin tonë një tjetër sasi e vaksinës Pfizer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit