“Vaksinohuni, vaksinohuni”, Rama: Skeptikët ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit

Mos i humb

Teksa inspektonte punimet ne qendrën shëndetësorë ne Dimal, kryministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të marrin vaksinin anti-covid.

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë nuk ka raportuar ende raste me variantin Delta në Shqipëri, Rama theksoi se ky variant i ri i koronavirusit është i rrezikshëm, kur kap të pavaksinuarit.

Sipas tij vaksina edhe pse nuk të bën 100% të paprekshëm nga virusi, dobësohet përballë njerëzve.

Kreu i qeverisë tha më tej se duhet të bëjmë gjithçka që skeptikët ta kapërcejnë hendekun e konsiparicionit.

“Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij varianti të ri.

Është variant agresiv, përhapet shpejt.

Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar.

Vaksinimi se bën 100% të paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit.

Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje.

Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi.

Këto po ja u thotë një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë.

Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit.”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit