Vazhdojnë të mbyllen qendrat e vaksinimit në Zvicër

Mos i humb

Gjithnjë e më shumë qendra të vaksinimit masiv do të mbyllen në fund të muajit ndërsa numri i njerëzve që dëshirojnë të vaksinohen bie.

Nga njëra anë – ky është një lajm i mirë pasi mijëra persona janë plotësisht të mbrojtur – por ka akoma shumë të tjerë që nuk kanë dalë përpara.

Në Cyrih, dy të tretat e atyre mbi 16 vjeç kanë marrë të paktën një dozë dhe akoma 15,000 po vaksinohen çdo ditë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Kështu që qyteti do të mbyllë gjashtë qendra muajin tjetër.

Kantone të tjera po ndjekin të njëjtën rrugë. Vaud do të mbyllë tre qendra të mëdha dhe në Valais katër janë mbyllur tashmë dhe dy të tjera, në Sierre dhe Martigny, do të mbyllen së shpejti.

Gjeneva tashmë ka njoftuar qendrat në Palexpo dhe Hopital de la Tour do të mbyllet së shpejti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit