Varianti i ri i virusit: Taskforca zvicerane kërkon masa më të ashpra

Mos i humb

Task forca federale për luftimin e koronavirusit, kërkon që urgjenca e masave të rrepta të rritet për shkak të variantit të ri, më ngjitës të virusit.

Zgjerimi i menjëhershëm i kapaciteteve të testimeve në nivele kantonale dhe ai i kapacitetet gjurmuese është gjithashtu i nevojshëm, shkruan srf.ch.

Pas zbulimit të variantit të ri të virusit në Zvicër në dy mostra, duhen bërë përpjekje të mëdha për të analizuar nëse virusi është tashmë më i përhapur në Zvicër, shkruan task forca në një deklaratë.

Përhapja e tij, nëse ka ndodhur ose do të ndodhë, do ta bënte më të vështirë kontrollimin e epidemisë në Zvicër.

Task forca pati komunikuar qysh nga mesi i muajit që, nga këndvështrimi i saj, nevojiten masa të rrepta dhe gjithëpërfshirëse.

Shfaqja e variantit të virusit, i cili ndoshta është edhe më ngjitës se i pari, e rrit këtë urgjencë, shkruan Task Force.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit