Vazhdojnë kolonat me pritje shumë të gjata në Mërdare

Mos i humb

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar sot se deri në orën 15:00 pritja për të hyrë në Kosovë nga 12 pikat kufitare më së shumti arrin në pesë minuta.

Për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të presin nga 3 deri në 5 minuta. Ndërsa për të dalë nga Kosova pritja është tre deri dhjetë minuta në të gjitha pikat, përveç asaj në Merdarë e cila arrin deri në katër orë dhe asaj në Dheun e Bardhë e cila shkon deri në një orë.

Pra, hyrjet në pika kufitare janë pa kolona dhe pritje të gjata, mirëpo në dalje kolonat e veturave që janë regjistruar arrijnë deri në 1 mijë metra në pikën kufitare Merdarë dhe deri në 200 metra në atë në Dheun e Bardhë.

Në pikat tjera kufitare kolonat në dalje janë 30 deri në 50 metra për të dalë nga Kosova.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit