Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Mos i humb

Çaji i Hudhrës – Arsyet Shëndetësore Pse Duhet Të Pini Çdo Mëngjes

Në shumë vende të largëta të botës, njerëzit pohojnë efikasitetin e çajit të hudhrës kundër të ftohurës dhe kollës.

Konsola e edicionit special PS5 Spider-Man është absolutisht e mrekullueshme

Tani jemi vetëm disa javë larg nga prezantimi zyrtar i Sony PS5, me lojtarë në të gjithë botën që po presin të...

Maqedonia e Veriut drejt orës policore, Ministri i Shëndetësisë apel: Situata serioze, hapi i ardhshëm…

Maqedonia e Veriut po shënon shifra të larta të COVID-19 dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se vendi nuk është shumë...

Cili është zakoni që e bën një student të keq

Studimi dhe veçanërisht përsëritja është alfa dhe omega tek studenti për të pasur performancë të mirë në mësimet e tij. 

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa në Meksikë 624.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se me 1.247 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 85.619.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 93.337 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka rritur në 5.308.015.

Në Indinë, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliardë banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 4.208.431.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 39.797 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.495.183 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 135.793 me 858 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.789.139.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili pas SHBA-së dhe Indisë radhitet i treti në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 624 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 72.803. Ndërkaq, me 4.841 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 688.954.

Deri më tani, në vend janë shëruar 492.192 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Google Search tani ju lejon të kërkoni këngën tuaj të preferuar me një psherëtimë

Google sjellë për të gjithë përdoruesit e telefonave inteligjentë një risi të re. Ata mund të shtypin butonin e mikrofonit në aplikacionin...

Hekurosja e Mbathjeve – Këshilla e Nënave Shqiptare Sot Vlen Më Shumë Se Kurrë

Një herë e një kohë amvisat shqiptare kishin një rregullt strikt sa i përket larjes dhe hekurosjes së ndërresave dhe të mbathurave.

Studentja me aftësi të kufizuara ngjit majën më të lartë të Greqisë

Një studente greke me aftësi të kufizuara ka realizuar ëndrrën e saj për të ngjitur majën e malit Olimp. Eleftheria Tosiou, e...

Biskota me Xhenxhefil – Aromë dhe Shije Perfekte

Biskotat shkojnë me çdo gje, qumësht, çaj, kafe, lëng frutash e çdo gjë tjetër që mund t’ju vijë ndër mend.

NASA dhe Nokia po vendosin një rrjet 4G në Hënë

Shërbimi celular shumë shpejt mund të shkojë përtej kësaj bote. NASA ka firmosur një kontratë me Nokia prej 14.1 milionë dollarësh për...