Vazhon rritja e numrit të vdekjeve nga COVID-19 në Brazil dhe Meksikë

Mos i humb

Në Brazil u regjistruan 1.026 viktima të tjera gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngritur numrin e vdekjeve në 35.047, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vendin e dytë më të goditur në botë arriti 646.006, pasi 31.065 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Në Meksikë, 625 viktima të tjera e çuan numrin e vdekjeve në 13.170.

Në total, 4.346 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 110.026, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Më herët këtë javë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Amerika Latine është kthyer në “zonë të kuqe” e transmetimeve të koronavirusit në botë dhe se solidariteti dhe mbështetja janë të nevojshme për këto vende për të kapërcyer pandeminë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit