Veliaj homazhe në nder të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

Mos i humb

Shqiptarët përkujtojnë sot 555-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në këtë ditë edhe bashkia e Tiranës organizoi homazhe në nder të figurës së Skënderbeut.

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka vendosur një kurorë me lule në nderim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, pranë memorialit të tij në sheshin “Skënderbej”.

“Në 555-vjetorin e vdekjes, nderojmë Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU! Përulemi me respekt para veprës së tij!”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.

Pasi mbrojti lirinë e popullit dhe kombit shqiptar për 25 vjet me radhë Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet e shtetit shqiptar në Kuvendin e Lezhës.

Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit