Veliaj: Platforma jonë në këto 215 ditë është puna, Tirana nuk ka nevojë për programe mashtrimi

Mos i humb

Republika Çeke ashpërson masat kundër koronavirusit në ambiente të jashtme

Republika Çeke e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambiente të hapura, teksa numri i personave të infektuar me koronavirus...

Shifra alarmante! Argjentina bëhet vendi i 5 në botë që kalon mbi 1 milion të infektuar me Covid-19

Argjentina është bërë shteti i pestë në botë që ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve...

Swissmedic: Shpejtohet puna për vaksinën kundër koronavirusit

Një vaksinë e dytë e mundshme Covid-19 po gjurmohet shpejt nga rregullatorët Swissmedic. Produkti është zhvilluar nga firma amerikane...

“Kjo është çështje jete”, Basha: Ja pse është rritur numri i infektimeve me COVID-19. 5 pikat e PD, plani kundër krizës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat deklaroi se arsyeja e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19...
Live

Premtim i mbajtur për banorët e Njësisë 7! 👥🏡Edhe pse ditë me shi, s'mund ta linim pa parë transformimin e madh që ka ndodhur pranë kryqëzimit midis 🛣️ Rr. "Ndre Mjeda" dhe 🛣️Rr. "Artan Lenja". Kush ka sy e sheh kush punon e kush bën fjalë!🤝

Gepostet von Erion Veliaj am Mittwoch, 23. September 2020

Kryebashkiaku Erjon Veliaj inspektoi sot punimet në bllokun e banimit në Njësinë 7 në Tiranë.

Veliaj tha se situata ka ndryshuar si nata me ditën dhe katet e para të pallateve, që dikur ishin shkretë, sot janë shitur.

“Kur disa po shqetësohen për listat e deputetëve, ne shqetësohemi për listën e punëve. Lista e punëve është më e rëndësishme se lista dhe renditja e deputetëve. Kush ka sy e sheh se kush është për punë e kush për llogje. Kush është këtu, si në ditë me diell, si në ditë me shi, e kush është në plazh, si në diell e si në shi, dhe hallin më të madh e ka ku do jem në listë dhe jo ku është lista e punëve që do të bëjmë për qytetin. Në fund, qytetarët vlerësojnë listën e punëve, siç do mbahet mend që ata që merren sot me listat e deputetëve, nuk bënë asnjë punë kur drejtonin Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi edhe çështjen e punimeve në Unazë, duke siguruar familjet që preken nga projekti, se do të marrin ose kompensim ose një strehë.

“Platforma jonë në këto 215 ditë është puna, puna, puna! Sepse këtë vlerësojnë njerëzit. Për banorët e Njësisë 7 dua të sqaroj edhe projektin e Lanës: tashmë kemi negociuar dhe e kemi marrë kredinë, do të fillojmë punimet. Kush ka letra, do të marrë kompensimin sipas të gjitha rregullave të shtetit dhe vlerës së tregut. Kush ka nevojë për strehim, do të ndërtojmë në buzë të projektit të ri, por jo në buzë të Lanës, por të rrugës së projektit të ri, pallate dhe banesa për të akomoduar të gjithë ata banorë që do ikin nga një favela në buzë të Lanës, që në ditët me shi si kjo e sotmja përmbytet. Projekti jo vetëm që nuk është hall, por është zgjidhje. Unaza do të zgjatet, siç po zgjatet në Shkozë. Asnjë familje nuk do të ngelet jashtë: ose do kompensohet, nëse zgjedhim kompensimin, ose do marrin apartamente”, tha Veliaj.

Ai siguroi se bashkia do të vijojë të paguajë familjet e prekura nga tërmeti, deri në ditën që do të marrin çelësin e banesës së re në dorë.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se do të vazhdojmë të paguajmë paratë e qirave për tërmetin, deri në ditën që do marrin çelësin e shtëpisë në dorë. E kuptoj që një pjesë e vogël janë spekulantë dhe bashkëpunojnë me spekulantët e partive të listave dhe të gjumit, për të thënë “kap ça të kapësh”, se mos kapin ndonjë lek tjetër. Por, teksa PD rrëmon këto raste të gënjeshtërta dhe i përdor mish për top, kam një pyetje: Po për njerëzit e ndershëm do flasim ndonjëherë? Nëse alternativa që kanë është gjumi, pushimet e stërzgjatura, Holanda, 4 vilat që mori gjatë kohës së tërmetit, pasuria që shtuan gjatë kohës së pandemisë, ku të gjithë njerëzit u tkurrën, dhe spekulimi me mashtrues të vegjël, atëherë më mirë t’i thonë lamtumirë edhe Tiranës, edhe listave, se s’kanë asnjë shans. Tirana nuk pranon programe mashtrimi si ai që kishim në mandatin 2011-2015”, nënvizoi Veliaj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

7 Këshilla nga Mjekët që Diabetikët Duhet të Ndjekin Gjatë Pandemisë

Nuk kanë qenë të pakta lajmet mbi pandeminë dhe kujdesin ndaj vetes në këtë periudhë. Ky kujdes duhet të...

A Duhen Përdorur Antibiotikët Kur Jeni Me Grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Një nga rreziqet më...

Lazanja Me Mish Pule – Receta Perfekte Për Një Drekë Plot Shije

Kjo është një recetë pak larg asaj tradicionale të lazanjës së famshme. Receta e mëposhtme e këshilluar nga AgroWeb.org përmban mishin e...

Eksperti: Flini mirë para se të merrni vaksinën e gripit, gjumi rrit efektivitetin

Gjumi është shumë i rëndësishëm “për të na armatosur mirë” në luftën kundër gripit dhe Covid-19. Ekspertët e shëndetit...

Të mësosh gjatë pandemisë në Napoli, rrugicat e ballkonet zëvendësojnë klasat

Të bërtiturat në rrugët apo ballkonet, e qytetit të zhurmshëm të Napolit nuk janë asgjë e re, por tani edhe mësuesit dhe...