Zbardhen detaaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që u zbulua dje në Shkodër ku vëllai vrau motrën.
Për vrasjen është bërë konflikti për pronësinë e shtëpisë.
Autori, Fabian Vukaj jetonte i vetëm në Shkodër, i pamartuar teksa viktima, Diana, jetonte në Gjermani dhe dërgonte para për vëllanë.
Ata mësohet se janë konfliktuar me njëri tjetrin ndërsa më paas vëllai ka marrë amrën dhe ka qëlluar për vdekje të motrën.
Flitet se autori pasi ka vrarë të motrën ka dalë në lagje duke thirrur se “kam vrarë motrën”, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Autori i kësaj ngjarjeje, Fabian Vukaj është vënë në prangat e policisë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin, megjithatë vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.


