Vendimi i qeverisë për faljen e gjobave për Covid-19 dhe tërmetin, dokumentet që duhet të dorëzojë biznesi dhe qytetarët për kthimin e parave

Mos i humb

Europa pa vaksinë ndaj COVID-19 para 2021, Agjencia e Barnave cakton datat për të shqyrtuar aplikimet e Pfizer dhe Moderna

Europa duket se me të gjitha gjasat do e mbyllë këtë vit pa një vaksinë ndaj COVID-19. Agjencia Europiane...

Numri i viktimave nga COVID-19 në Afrikën tejkalon shifrën 52 mijë

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Afrikë...

“Patriot sot është kush qëndron në shtëpi”, mesazhi i Manastirliut në ditën e Flamurit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë. Përmes një video-mesazhi, Manastirliu thekson se “patriot është ai qe...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Publikohet ekstrakti i tretë i listave, ja si mund ta verifikojë emrin gjithsecili

Ministria e Brendshme publikon sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25...

Hyn në fuqi udhëzimi me procedurat për qytetarët dhe biznesin që do të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare kthimin e shumës të gjobave të paguara për shkeljen e rregullave dhe akteve ligjore për parandalimin e Covid-19.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare është në mbështetje të zbatimit të aktit normativ të qeverisë për faljen e gjobave për ata që thyen rregullat nga 17 prilli deri në 7 tetor. Falen edhe gjobat e vendosura nga pushteti vendor për familjet e dëmtuara nga tërmeti për shkeljet gjatë riparimeve apo rindërtimit të banesave individuale.

Udhëzimi përcakton se për kthimin e shumës të gjobës, qytetarët dhe biznesi duhet të paraqesin pranë institucionit që ka vendosur masën administrative të dhënat personale, IBAN e llogarisë bankare, ndërsa bizneset duhet të paraqesin NIPT-in dhe vërtetimin e regjistrimit të tyre nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Akti normativ përcakton se kthimi i shumës të gjobës të paguar në llogaritë bankare të përfituesve, por edhe kthimi i licencave apo lejeve të bllokuara të mjeteve do të kryhet brenda datës 15 nëntor.

Udhëzimi i plotë

-Individët dhe subjektet duhet të dërgojnë pranë strukturës përgjegjëse të institucionit që ka vendosur masën administrative në favor të cilit është bërë pagesa e gjobës (shkurt institucioni) këto dokumente:

a) emër mbiemër i individit/emërtim i subjektit;

b) ID kartë identiteti/NIPT;

c) IBAN;

d) emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;

e) vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive;

f) subjektet paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

-Struktura përgjegjëse e institucionit harton urdhërpagesën për vlerat totale për çdo bankë të nivelit të dytë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke i bashkëlidhur listën emërore të përfituesve për bankën respektive. Urdhërpagesa për kthimin e gjobave subjekteve shoqërohet me vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe vërtetimin bankar.

-Pas konfirmimit nga strukturat përgjegjëse për Thesarin në degë, strukturat përgjegjëse të institucionit dërgojnë paralelisht listën emërore të individëve përfitues në bankën respektive të nivelit të dytë.

-Institucionet me vetëfinancim që operojnë me llogari bankare të veçantë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e qeverisë”, në Bankën e Shqipërisë, zbatojnë procedurat e tyre të miratuara nga titullari.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Numri i viktimave nga COVID-19 në Afrikën tejkalon shifrën 52 mijë

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Afrikë...

Rusia vendos raketa në ishujt e pretenduar nga Japonia

Ushtria ruse ka njoftuar për vendosjen e raketave të mbrojtjes ajrore në Ishujt Kurile mbi të cilat ka pretendime Japonia.

Jo ceremoni virtuale/ OSCAR 2021, ‘jo’ në streaming

Jo ceremoni në Zoom. Oskarët 2021 do të mbahen me publik dhe Live. Kjo është konfirmuar nga një zëdhënës i akademisë së...

Pse nuk duhet të vishni këpucë në ambiente të mbyllura

Ka nga ata që sigurohen të heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi, duke veshur pantoflat e tyre. Ndërsa ka nga...

666 shqiptarë gjobitën brenda 24 orëve për shkeljen e masave anti-Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të masave anti Covid janë ndëshkuar 666 qytetarë në të gjithë vendin.