Vendoset emblema e punuar në mozaik në hapësirat e Policisë së Kosovës

Mos i humb

Emblema e Policisë së Kosovës, e punuar në mozaik prej qeramike është vendosur në oborrin e Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë në Prishtinë.

Kjo emblemë është punuar për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës nga Mihane Hoxha, koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, njëherësh organizotore e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”.

Në ceremoninë e vendosjes së emblemës së punuar në mozaik, Hoxha tha se Policia e Kosovës çdo ditë e më shumë po i gëzon qytetarët e Kosovës, duke theksuar me tej se kjo gjë e ka nxitur të mendojë për këtë institucion të sigurisë në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se për përgatitjen e emblemës së punuar në mozaik i është nevojitur rreth dy javë.

“Këtë mozaik i cili kap dimensionet gjashtë metra në katrorë dhe peshon rreth 200 kilogram, e kam punuar me një dashuri shumë të madhe për Policinë e Kosovës, respektivisht për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të PK-së. Policia e Kosovës m’i ka hapur dyert dhe për këtë jam shumë e lumtur dhe shumë falënderuese”, tha Hoxha.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, e lavdëroi punën e Hoxhës duke e quajtur një “mozaik të shkëlqyer”.

Kelani shtoi se Policia e Kosovës duhet të vazhdojë bashkëpunimin me qytetarë, sepse vetëm të bashkuar do të mund të arrihen rezultate.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit