“Verifikim i shpejtë, shmanget votimi i dyfishtë”/ Testohet teknologjia në zgjedhje, “voton” Celibashi dhe të tjerë.

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një demostrim të mënyrës së identifikimit biometrik. Pajisja bën të mundur identifikimin e votuesit në kohë të shpejtë, ndërsa shmang votimin e dyfishtë. Të gjitha palët politike sollën përfaqësuesit e tyre për te provuar pajisjen.

Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.

“Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje është e saktësia dhe koha e shkurtër për të identifikuar votuesin krahasuar me mënyrën e vjetër manual të identifikimit. Mesatarisht shkon një minutë”, tha Subashi.

Pajisja e verifikon shumë qartë dhe në mënyrë precizë nëse dikush tenton të votojë me një mjet identifikimi të falsifikuar. Qëllimi i pajisjes është që të lërë gjurmë të qartë dhe të plotë për rastet kur një votues voton në disa qendra votimi apo jo”, sqaroi ai.

“Demonstrimi i sotëm ishte paraprak për të shuar kuriozitetin e çdo kujt të interesuar për këtë process pore ishte një mundësi se si kjo pajisje funksionon”, deklaroi Subashi.

Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, ai tha se me shumë mundësi do të jetë qendra e votimit në njësinë nr 8 në Tiranë.

Kreu i KQZ dhe dhjetëra persona të tjerë kanë votuar, por jo për partitë politike, por skuadrën e zemrës. Shihni fotot nga testimi.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit