Veseli: Është obligim i institucioneve të vendit që qytetarët të lëvizin lirshëm

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar ndihmës administratorin e USAID-it për Europë dhe Euroazi, Brock Bierman.

Veseli tha se 900 milionë dollar të taksapaguesve amerikanë që kanë pagur për shtetin duke falënderuar për ndihmat që populli amerikan po jep për Kosovën.

Veseli pas takimit me mysafirin amerikan tha se ka autorizuar mbledhjen e Kryesisë e që sipas tij është obligim i institucioneve të vendit që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Ndihmës Administratori i USAID-it për Europë dhe Euroazi, tha është kënaqsi e veçantë që po marr pjesë në festimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës e që sipas tij janë këtu që përforcojnë raportin që kanë mes Kosovës dhe SHBA-të.

Ai tha se nga vizita e tij e fundit që ka bërë në Kosovë dhe tash ka parë shumë ndryshime të jashtëzakonshme në prishtinë. Sipas tij Prishtina është bërë një qytet modern./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit