Veseli: Kritikat e BE-së forcojnë të ardhmën e qytetarëve tanë

Mos i humb

 

 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli vlerëson real raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, derisa thotë se Bashkimi Evropian ka vlerësuar arritjet e Kosovës për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Veseli theksoi se më e rëndësishmja është udhëtimi i qytetarëve tanë në zonën Shengen.

Sipas tij, Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë, ka shkruar Veseli në facebook.

Ja postimi i plotë i Veselit:

“Bashkimi Evropian i vleresoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Në këtë fazë, n-suk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë. Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë ”, ka shkruar Veseli./Kosova Post/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit