Veseli: Lirinë e shprehjes do ta mbrojmë si shtyllë të demokracisë

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në Ditën e Lirisë së Shtypit është shprehur se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi, si dhe liria e plotë e tyre është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Ai ka thënë Kosova do ta mbrojë lirinë e shprehjes si një shtyllë të demokracisë.

“Zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”, ka shkruar Veseli në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit