Veseli përkrah iniciativat për avancimin e pozitës së gruas

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Bordin e Grupit të Grave Deputete, të cilat i përgëzoi për angazhimin e tyre në avancimin e pozitës dhe rolit të gruas në shoqëri, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij në këto angazhime.

Kryeparlamentari Veseli, pasi uroi deputeten Mexhide Mjaku – Topalli për zgjedhjen e saj në krye të GGD-së, theksoi se është i njoftuar me punën e mirë që po bën ky grup.

“Unë do të përkrah GGD-në në çdo iniciativë për përmirësimin e pozitës së gruas dhe do të interesohem t’ju sigurohet mbështetja e nevojshme për mbarëvajtjen e angazhimeve të GGD-së”, theksoi kryetari Veseli.

Deputetet, nga ana e tyre, kërkuan që gratë të jenë të përfshira më shumë në trupa të Kuvendit, delegacione, grupe punuese etj.

Kryetarja e Bordit të GGD-së, Mexhide Mjaku –Topalli, njoftoi kryetarin Veseli për punën e GGD-së, si grup gjithëpërfshirës, i cili do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e rolit të gruas në përfshirjen e perspektivës gjinore në legjislacion dhe politikë në përgjithësi.

Ajo përmendi edhe nevojën për përkrahje nga Kuvendi për Grupin e Grave Deputete në projektet e këtij grupi, por edhe në sigurimin e stafit të përhershëm mbështetës.

Topalli – Mjaku theksoi rëndësinë që në rregullore të Kuvendit të sigurohet përkrahje për GGD-në./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit